Foleja e Shqiponjave — 10 vite përkushtim ndaj përçimit të Gjuhës e Kultures Shqipe
- Foleja e Shqiponjave
- May 11
- 1 min read
Çfarë momenti i bukur dhe emocionues për komunitetin tonë!
Sot patëm nderin e madh të marrim çertifikatën 10-vjeçare si Shkollë Shqipe nga Ministri i Arsimit në Alberta. Kjo njohje ka një domethënie të veçantë për ne — përfaqëson një dekadë të plotë pune të palodhur, përkushtimi dhe dashurie për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë tonë.
Jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë mësuesit, prindërit, nxënësit dhe mbështetësit që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Pa përkushtimin dhe besimin tuaj në misionin e shkollës sonë, ky moment nuk do të ishte i mundur.
Faleminderit Ministrit të Arsimit të Albertës për këtë vlerësim të veçantë. Momente si ky na kujtojnë pse bëjmë atë që bëjmë — për të mbajtur gjallë rrënjët tona dhe për t’i forcuar ato për brezat që do të vijnë.
Për edhe shumë vite të tjera përpara!
Faleminderit përzemërsisht mësuesve tanë të përkushtuar:
Anila Sinani
Marsela Bandilli Kola
Rizah Kadriu
Bedrana Berberi
Dhe gjithashtu çdo prindi e antari te komunitetit që është apo kanë qënë vullnetarë.
Comments